Vjen dakortësia, Xhoshua-Furi në ring…

Promotori i Furit, Bob Arum deklaronte gjatë korrikut të shkuar: “Kjo betejë e madhe mes Furit dhe Xhoshuas do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Do të jetë një luftë e jashtëzakonshme. Mund të luhet në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar apo edhe gjetkë “.

Edi Hërn ka lëshuar “bombën” duke ka konfirmuar se Entoni Xhoshua dhe Tajson Furi kanë arritur marrëveshjen për tu ndeshur në ring gjatë vitit 2021. Sipas promotorit të njohur mbetet për tu përcaktuar muaji dhe data.

Po, marrëveshja është arritur. Po flas sinqerisht”, ka thënë Hërn.

me shumë gjasë dy boksierët kampionë në pesha të rënda do përplaen me njëri -tjetrin gjatë muajve të verës ose vjeshtës. Më të pranueshmet për vetë axhendën e tyre duke korriku ose tetori.

Xhoshua e ka të freskët ndeshjen e fundit aty ku 31 vjeçari në dhjetorin e kaluar mundi me KO bullgarin Kubrat Pulevit .

Ndërsa Furi ishte në pritje të betejës së radhës me Uilder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!