Rikthehet Berisha, SPAL në 1/8 e Kupës

Kapiteni kuqezi, ndër futbollistët më të vlerësuar në përballjen me Sasuolën e Seria A.

Rezultati përfundimtar Sasuolo-SPAL 0-2 i ka dhënë të drejtë skuadrës nga Ferrara të avancojë më tej në Kupën e Italisë.

Kjo sfidë pa në fushë rikthimin e portierit kuqezi Etrit Berisha. Pas peripecive me COVID-19 gardiani 31 vjeçar, mbrojti me fanatizëm kuadratin e portës duke marrë vlerësim të lartë pas ndeshjes.

Berisha 6.5 – “Një ndërhyrje e rëndësishme në pjesën e parë për të mbajtur ekipin e tij në lojë kur i thotë jo Raspadorit.

Në pjesën e dytë, ai përsërit veten për të bllokuar rezultatin dhe për të dalë pa pësuar gol nga Mapei Stadium duke fituar qartësisht duelet me sulmuesit.”,shkruajnë mediat italiane.

Ndërkaq ndeshja tjetër e ditës për 1/8 e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Kaljarit u mbyll 3-1 për skuadrën bergamaske të Berat Gjimshitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!