‘Bytyçi 20’, skuadra e surprizon…
Ditëlindja e 20-të e Bytyçit “zbardh” axhendën e Kukësit vetëm pak orë përpara ndeshjes deçizive me Vllazninë nesër në 18:00 në Elbasan.
Pas analizës së ndeshjes së kaluar, seancave intensive, kthimit të Limajt në grup, deklaratës së trajnerit Hallaçi në vigjilje të ndeshjes, ka ardhur kjo ‘Tortë’ për lojtarin Altin Bytyçi.
Postimi:
“Ekipi është grumbulluar sot në Elbasan, në një nga hotelet e qytetit. Në mbrëmjen e sotme, skuadra ka festuar edhe ditëlindjen e mbrojtësit Altin Bytyçi i cili ka mbushur 20 vjeç. Klubi i Kukësit i uron edhe 100 vite me suksese Bytyçit “