Brdariç: Do ta sulmojmë Kukësin

Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç, i shoqëruar nga mesfushori Arlind Kalaja, u shfaq para mediave në konferencën për shtyp për ndeshjen e nesërme ndaj Kukësit në program për tu luajtur në 18:00 në ‘Elbasan Arena’.

Tekniku i bëri një rezyme situatës brenda grupit, foli për mungesat eventuale dhe vlerësoi rivalin.

Për Salim Cise, Brdariç tha se lojtarika karakteristika të mirë loje, por i duhet kohë për të kapur ritmin e më pas për të dhënë një gjykim.Vllaznia kryeson e vetme pas 13 javëve me 29 pikë.

Brdariç:

Mungesat dhe situata në ekip? “Jam shumë i lumtur që do të luajmë nesër në një fushë si Elbasan ndaj Kukësit. Kemi lojtarë super motivuar dhe jemi gati.

E kuptova pyetjen, kemi lojtarë për nesër, nuk ankohemi. Gurishta nuk luan, as Ardit Hoxha, Dunga dhe Da Silva. Mendoj se kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë këta futbollistë që të luajnë.Janë të përqëndruar dhe e kanë treguar në përgatitje ashtu siç ua kemi kërkuar. Mendoj se do të jemi konkurues nesër.”

Kukësi, skuadra për t’u mundur? “Po, e kemi marrë shumë seriozisht. I dimë pikat e forta të Kukësit. Duhet të përballemi shumë mirë me ta. Të bëjmë maksimumin për të fituar dhe të marrim pikë ndaj tyre.”

Situata e Kukësit, në favor të Vllaznisë ? “E di se si kanë luajtur më parë, por kjo s’ka rëndësi. Nesër është ndryshe. Është ndryshe nga ajo humbje me ta.Kemi mësuar shumë. Kemi marrë rezultate pozitive. Duhet të vazhdojmë përpara dhe të tregojmë përqëndrim maksimal. Të zbatojmë porositë për ndeshjen e nesërme.”

Vllazni sulmuese ndaj Kukësit ? “Ne nuk luajmë me 11 portierë”.

Cise, përshtypja…

.“E dimë që nuk jemi në gjende të sjellim futbollistë me emër dhe të kushtueshëm si Tirana dhe ekipet e tjera.Duhet të jemi të përulur dhe për të ardhmen të punojmë fort. Të sjellim lojtarë të përshtatshëm për Vllazninë.

Cise është djalë i mirë, ka karakter të fortë. Ai ka nevojë për kohë. Duhet të shikojmë si do të përshtatet në ditët e ardhshme për të parë nëse është i përshtatshëm”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!