‘Zgjohet’ Skënderbeu, vijnë 4

Skënderbeu fill pasi mbylli llogaritë me ‘FIFA’-n, lidhur me pengesat për të bërë merkato, ka nisur nga puna. Vangjel Zguro, ardhur nga Amerika dhe qendërmbrojtësi ganez Agbodzi Abi, shihen si përforcime mjaft kualitative por sot për ekipin e Ahmatajt janë prezantuar në ‘bllok’ edhe Melos Bajrami e Leard Sadriu.

Postimi:

“KF Skënderbeu prezanton 4 afrimet e para në merkaton e janarit. Vangjel Zguro, Agbodzie Abbey (21 vjeç, qëndërmbrojtës), Melos Bajrami (18 vjeç, mesfushor) dhe Leard Sadriu (19 vjeç, mbrojtës) janë zyrtarisht futbollistë bardhekuq. 4 futbollistët e rinj bardhekuq janë bashkuar me ekipin në stërvitje dhe janë në dispozicion të trajnerit Julian Ahmataj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!