Vllaznia afron sulmuesin nga Guinea

Lojtari i ri i mundëshëm i Vllaznisë, ka 5 ndeshje dhe 2 gola të shënuar me kombëtaren e Guinesë.

Salim Sise nga Guinea në Shkodër për Vllazninë. Në fakt duket se afrikani vjen nga Kategoria e Tretë portugeze pasi lojtari 28 vjeçar, edicionin e fundit, është aktivizuar te Anadia në Grupin B.

Megjithatë, sulmuesi me karrierë të gjatë në vendin luzitan, ka edhe eksperienca me klube prestigjioze si Vitoria Setubal, Akademika etj. Pa thënë se gjatë vitit 2013-2014 shënoi emrin te Sporting Lisbonë. Ka luajtur pak kohë edhe me Trikallën në Greqi.

Postimi:

“Sulmuesi Salim Cisse, 1.85 i gjatë, nga Guinea ka mbërritur në Shqipëri dhe pritet të jetë përforcim i rradhës për kuqeblutë. Karriera e tij ka filluar në Portugali duke luajtur për Akademia de Combra në Premier Lige ku në 41 ndeshje ka shënuar 9 gola duke shënuar dy herë edhe në ndeshjet e Europa Leagues dhe më vonë karriera e tij do të vazhdonte në klubin e Sporting Lisbones. Lojtari ka provuar të luajë edhe në Rumani dhe së fundmi në ekipin grek të AO Egaleos. Cisse pritet të vihet menjëherë nën urdhërat e trainerit Brdariç i cili së bashku me stafin e tij teknik do të vlerësojnë në lidhje me vazhdimësinë e këtij lojtari tek Vllaznia”,shkruan klubi në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!