Seferi në prezantim: Tirana klub i madh

Zyrtare. Nga Jang Bojs te prezantimi i orës 19. 00 te Tirana. Ky është rasti i sulmuesit nga Kumanova Taulant Seferi i cili vjen në huazim te kampionët e Shqipërisë për 6 muaj. Nesër lojtari kuqezi, nën urdhërat e Dedes.

Seferi:

Kisha parakontrate me një ekip në Zvicër. Isha në shtëpi dhe në një çast më mori në telefon Osmani, drejtori sportiv i Tiranës. Patëm një bisedë të mirë, e njoh që më parë. Të nesërmen më erdhi oferta zyrtare dhe nuk ishte e vështirë për të ardhur këtu.

Tirana është një klub i madh, ka një tifozeri të zjarrtë në Ballkan. Nuk jam menduar shumë për ardhjen këtu, Tirana është një klub i madh dhe besoj do e ndihmojmë njëri-tjetrin.

 I kam parë disa ndeshje kryesore të Superiores, ka kualitet më të mirë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Besoj se do përshtatem shpejt, pres të fitoj një eksperiencë të mirë dhe rezultate të mira. Do jap maksimumin, shpresoj të dalim të gjithë të kënaqur në fund.

Derbi? “Mezi po pres të luaj, por nesër do të bëj stërvitjen e parë dhe po mendojmë për Kastriotin. Më pas do mendojmë për Partizanin, besoj se do të jem i gatshëm“, deklaron sulmuesi 24-vjeçar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!