Luan vetëm Rroca, Istanbulspor i dyti

Istanbulspor ekipi në përbërje të të cilit janë 3 ish-futbollistë të Kukësit, shpartallon 5-0 Balikesirspor.

Ndonëse në formacionin e sotëm, u aktivizua vetëm fantazisti Eduart Rroca, skuadra arriti të mbyllë me tri pikë e për më tepër të kapë vendin e dytë në Ligën e parë turke. Pozicion i cili në fund të sezonit konvertohet në ngjitje automatike në elitën e Turqisë.

Interesant fakti që në këtë takim u akorduan dy penallti për vendasit dhe në asnjërën prej tyre nuk iu besua lojtarit më të mirë të Istanbulspor, Rrocës.

Valon Et’hemi ndërsa u prezantua në 5 janar, ende nuk ka arritur të grumbullohet. Në klubin turk po ndiqet hierearkia me futbollistin që pritet të bashkohet me grupin këtë javë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!