Mançester në krye, Ferguson në tribunë

Mançester Junajtid si në kohë të arta të Aleks Ferguson, prezent sot në ‘Old Traford’ duke bërë tifo për ish- ekipin e tij historik. ‘Djajtë’ fituan 2-1 në ndeshjen e luajtur me ritëm të lartë ndaj Aston Vilës.
Fillimisht Marsial shkon në gol për vendasit në të 40-ën ndërsa në të dytën barazoi në të 58-ën Traore. Tri minuta më vonë, pas një penalltie të dyshimtë, fituar nga Pogba, lojtari më i mirë i momentit në Premier League, Bruno Fernandesh, e shndërroi në gol për 2-1 final. I 11-ti sezonal për portugezin.
Me tri pikët e sotme, skuadra e Solskjaer ngjitet në vendin e parë pas 16 ndeshjeve të luajtura duke bashkëkryesuar me Liverpulin me nga 33 pikë.
Ndeshje sot: java e 17-të.
Everton- Uest Hem 0-1
Mançester Junajtid- Aston Vila 2-1