Luis Hamilton gati të nominohet ‘Sir’

Luis Hamilton sot për herë të parë që nga viti 2013 është një pilot i lirë.

Britaniku 35 vjeçar pasi fitoi titullin e shtatë botëror me barazimin me Majkell Shumakerin legjendar,tejkaloi rekordin e të gjitha kohërave të gjermanit me 91 fitore, duke e arritur te numri 95.

Por sot, ai pasi ka përfunduar kontratën me Mercedes ndihet i lirë. Kontrata e re ka ngecur pasi numri 44 i Merecedsit deri dje, kërkon një kontratë 4 vjeçare dhe me një pagë 50 milion dollarë në vit. Dejtuesit ofrojnë 1+1.

Ndërkaq një tjetër lajm për një kampion të tillë vjen nga instacat shtetërore në Angli. Hamilton pritet të marrë titullin ‘Sir’, një nga nderimet më të larta në atdheun e tij, Mbretërinë e Bashkuar.

Çmimi, i cili daton që nga kohërat mesjetare, u jepet disa të zgjedhurve për arritje të jashtëzakonshme në çdo aktivitet të jetës. Fituesit e mëparshëm të F1 janë Sir Xhek Stjuart, Sir Stirling Mos, Sir Frank Uliams, Sir Patrik Hed dhe Sir Xhek Brabham.

Çmimi vjen në fund të një viti të jashtëzakonshëm për Luis Hamiltonin ende në aktivitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!