Viti i Levandovskit, polaku triumfusi i madh…

Viti 2020 në botën e futbollit do të mbahet mend gjatë. Pandemia dhe maskat, reduktimi i ndeshjve, çensura për të patur tifozë në tribuna, frika…

Por nëse ka një futbollist që nuk ka shumë pengje nga 2020-ta është polaku Robert Levandovski. 32 vjeçari i Bajern Mynih, u votua FIFA Lojtari i Vitit duke thyer një hegjemoni për rekord me 11 fitore radhazi për lojtarët e LaLiga-s. 5 për Kristiano Ronaldo dhe Mesin, një për kroatin Modriç.

Pa llogaritur këtu Topin e Artë të FIFA-s ndërsa France Football vendosi të mos e akordojë këtë vit të pazakontë. Mbyll sezonin e kaluar me 55 gola në 47 ndeshje, shënuesi më i mirë i Bundesligës dhe Champions League. Këtë sezon të ri ecën me 20 gola në 18 ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!