Ronaldo di të ‘stërvitet’

Kristiano Ronaldo ka vendosur të kalojë Krishtlindjet me familjen e tij në Dubai. Por kjo duhet ‘verifikuar’ pasi ylli i Juves me gjasë ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe me dopio qëllim.

Në vendin e sheikëve, në 27 dhjetor, do të ndahen çmimet “Globe Soccer Awards”. Kuptohet me portugezin që është në listë për top futbollistët e 2020-ës dhe më të mirin e shekullit.

Aty ku sot dhe nesër do fluturojnë shumë kampionë. Ndërkaq portugezi u pa me Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, princin  e kurorës së Dubait.

Princi ka postuar një video në Instagram ku shfaqet në palestër përkrah 5 herë fituesit të ‘Topit të Artë’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!