Juve e Milan hapa fals, ecën Inter

Kampionatet elitare në Europë me një ditë të ngjeshur ndeshjesh. Në Seria A, Juventus nuk shkon më shume se barazimi me Atalantën e Gjimshitit teksa Morata dy herë dhe Ronaldo nga pika e bardhë, humbin mundësi për të fituar ndeshjen e cila në fund prodhoi 1-1.

Një sfidë finale edhe përballja Inter- Napoli e cila pas daljes me karton të kuq të Isinje, zhbllokoheet nga Lukaku me penallti.

Një ‘Destro’ për pak sa nuk i shkaktoi Milanit humbjen e parë sezonale. Në mungesë të Ibrës dhe të tjerëve lojtarë me peshë, ekipi i Piolit, shpëtoi nderin në të 83-tën teksa barazoi në 2-2 me Kalulu.

Shifrat teknikë, java e 12:

Juventus- Atalanta 1-1

Verona-Sampdoria 1-2

Xhenova-Milan 2-2

Inter- Napoli 1-0

Parma -Kaljari 0-0

Specia- Bolonja 2-2

Fiorentina- Sasuolo 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!