Reali refuzon të presë në ‘Bernabeu’ Atalantën

Italianët e shortuar me Real Madrid, për Ligën e Kampionëve, shpresonin që ndeshja e marsit, parashikuar në tokën iberike, mund të luhej në ‘Santiago Bernabeu’ por…

Real Madrid ka njoftuar në faqen zyrtare se ndeshja e kthimit në raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve kundër Atalantaës, e planifikuar për të martën 16 mars 2021, do të luhet në stadiumin ‘Alfredo Di Stefano’ në Valdebebas dhe jo në Bernabeu.

Impianti kryesor me histori të madhe, megjithëse është ende në rikonstruksion e sipër, ka një terren në gjendje perfekte për zhvillimin e një ndeshjeje, por klubi ka vendosur të mos e përdorë atë derisa Këshilli Superior Spanjoll i Sportit të japë dritën jeshile për kthimin e tifozëve në stadiume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!