Lamtumira/ Rosi, sot ceremonia e fundit në Viçenca

Sot bota e futbollit, dhe jo vetëm, do t’i japë lamtumirën e fundit emocionale Paolo Rosit, i cili vdiq të enjten e kaluar pas një sëmundjeje që e kishte lodhur prej vitesh.

Për të shmangur turmat, sheshi dhe rrugët që të çojnë në Katedralen e Viçenzas, aty ku dhe do të varroset, do të mbyllen. Vetëm 250 njerëz do të lejohen të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit për shkak të kufizimeve nga COVID-19.

Ndërkaq dje pranë trupit të ndjerë ishte përshëndetja e përzemërt e qytetit të Viçencës (homazhet në stadiumin Menti) për kampionin e madh shoqëruar me radhë shumë të gjata të njerëzve të zakonshëm që dëshironin t’i jepnin lamtumirën e fundit Pablitos, heroit të Kupës së Botës ’82.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!