Mesi dhe Ronaldo marrin vemendje, sot luhen 8 çifte

Zbresin në fushë për të luajtur ndeshje e fundit në Grupin G. Janë dy simbolët e futbollit elitar në afro 20 vite europiane. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo ndoshta për herë të fundit si kundërshtar në Champions League ( nëse nuk shkojnë me skuadrat e tyre deri në finale).

Si Barcelona e Mesit ashtu dhe Juvja e Ronaldos janë kualifikuar por sot në ‘Camp Nou’ luhet edhe për kokë grupi.Nëse jo, dy futbollistët që kanë së bashku 11 ‘Topa të Artë’, do argëtojnë botën sportive. Gjithnjë nëse do preferohen nga teknikët Koeman dhe Pirlo.

Ndërkaq në impiante të tjera duket situatë e ndërlikuar te Grupin H, teksa Mançester Junajtid, PSG dhe Lajpcig, gjëndën me 9 pikë. Gjithashtu Lacio e cila në ‘Olimpiko’ nuk duhet të humbë me Bryzh për llogari të Grupit F.

Për fitore luan edhe Ferencvarosh i Uzunit në Kiev me Dinamon vendase. Dy skuadrat kërkojnë vendin e tretë të Grupit G.

18:55

Zenit-Dortmund

Lacio-Klub Bryzh

21:00

Çelsi-Krasnodar

Renës -Sevilja

Barcelona- Juventus

Dinamo Kiev-Ferencvarosh

PSG-Bashaksehir

Lajpcig- Mançester Junajtid

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!