Shkollë ‘nate’ në Peruxha, Suarez fut në telashe Juven

Çështja lidhur me Luis Suarez dhe provimit falso në Universitetin për të huajt në Peruxha vazhdon të qëndrojë e hapur. Prokuroria Publike e Peruxha-s po heton pozicionin e Juventusit në këtë çështje, duke u përpjekur të kuptojë nëse krimi i korrupsionit është i mundshëm ose jo.

Sipas prokurorëve të udhëhequr nga Rafaele Kantone, ka “të dhëna serioze për t’iu nënshtruar një hetimi të domosdoshëm, se shkeljet përkatëse zyrtare janë kryer nga të dyshuarit përpara një premtimi të mirëfilltë ekonomik”.

Dhe këtu duket se janë përllogaritur marëdhënjet kontraktuale me Juventusin. Shkollimi i “Suarez” duket se do të përfshijë në telashe disa nga krerët e lartë të bardhezinjëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!