Kastrioti ndal Teutën, 6 javë pa humbje

Kategoria Superiore, java 6-të: Teuta- Kastrioti 1-1 (L.Vila 86’/ Okebugu 85′) Kukësi- Apolonia 1-0 (Eze 78′).

Kryesifida e ditës luajtur në ‘Niko Dovana’ mes Teutës vendase dhe Kastriotit, përfundoi në barazim 1-1. Në fakt në tregues teknikë, figurojnë të vetmet skuadra teksa ende nuk janë mundur në këto 6 javë të luajtura.

Megjithatë Teuta vendase plot cilësi me 1 fitore dhe 5 barazime, shumë larg pritshëmrive. Në anën tjetër krutanët me Ndreun në timon, po rezultojnë si forcë reale e këtij edicioni.

Për kronikë, ndeshja ishte mjaft e luftuar. Teuta krijon shumë lojë e raste por në fund arrin të shënojë një gol me Lorenco Vilën 30 sekonda pasi Okebugu kishte kaluar përpara Kastriotin.

Dueli i Elbasanit mes Kukësit dhe Apolonisë i ka shkuar verilindorëve të cilët në fund të takimit kanë shënuarë me Eze për tri pië të arta. Në fakt Kukësi e ka kontrolluar takimin duke qënë vazhdimisht në kërkim të golit por në kahun tjetër fierakët me Çoçllin në stol janë parë të shfaqen mjaft të vendosur përgjatë gjithë takimit. Madje në momente të caktuara bardhëjeshilët ju afruan disa herë golit.

E veçanta? Në stolin e Kukësit rikthehet të drejtojë Skënder Gega. Ndonëse erdhi nga kurimi i COVID-19 vetëm pak ditë më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!