Perez, Zizusë: Mund Gladbahun ose shkarkohesh

Kundër Borusias së Mynshengladbah për ndeshjen e fundit në Grupin B të Champions, Zinedin Zidan jo vetëm që do të luajë kalimin e raundit por edhe stolin e tij.

Sipas raporteve nga Cadena Cope, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez i ka dhënë menjëherë ultimatumin francezit i cili që nga mbrëmë pas angazhimit numër dy, po shihet si një dështak i madh i pankinës mbretërore.

Mund Gladbahun ose do shkarkohesh” thotë spanjollja duke iu referuar presidentit të galaktikëve. Sidoqoftë, ekziston mendimi te organika drejtuese e Realit se në rast dështimi, vetë Zidan do kërkojë dorëheqjen. Diçka të tillë mbrëmë pas ‘dajakut’ (2-0) ukrainas, nuk e bëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!