Derbi 159-të gjën Tiranën e tjetërsuar


Të premten, nis dueli i parë mes dy skuadrave të kryeqytetit për edicionin e 82-të futbollistik. Bardheblutë, kampionë në fuqi ndërsa Partizani, vjen si kryesues i sezonit aktual…

Mjafton ti hedhësh një vështrim skedës së derbit numër 158 mes Partizani e Tiranës për të kuptuar sa shumë ndryshime ka në aq pak kohë nga takimi i tyre i fundit. Ndjeshëm te bardheblutë.

Tej barazimit 1-1, në sfidën e 10 korrikut të këtij viti të mbrapshtë, ndyshimet kryesisht te Tirana janë të mëdha. Lika jo zgjedhje e parë, Muça e Doka larguar, Vangjeli me probleme aktivizimi pasi trajneri Dede nuk e sheh te projekti i tij, Çelhaka jashtë për dëmtim, Sidibe larguar, Kale i dëmtuar me vendstacionim deri në rekuperim, Brazilin, Kobinah i shitur së fundi në Egjipt, Ngo i larguar dhe së fundi trajneri Egbo i shkarkuar.

E kundërta ngjet te kampi i kuq teksa thuajse të gjithë lojtarët e formacionit të asaj ndeshjeje me Kalarin në timon, janë prezent.

Trashi dhe Telushi të vetmit e larguar ndërsa ka rikthyer Jasir Asanin nga AIK Stokholm. Një teknik si Daja në vend të Kalarit.

Skeda e takimit të fundit Partizani -Tirana: Edicioni i 81-të Superiore, 10 korrik 2020.

Kategoria Superiore, java e 33: Partizani- Tirana 1-1 (Kordiero 76’/ Muçi 93′)

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro, Solomon (57′ Cara), Braun (84′ Llanaj), Bardhi. Trajner: R. Kalari.

Tirana: Lika, Doka, Muça (83′ Ismajlgeci), Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka (89′ Sidibe), Torasa (87′ Muçi), Kale, Kobinah, Ngo. Trajner: E. Egbo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!