Lukaku ‘Perandori’ i ri zikaltër…

Mbrëmje ‘interiste’. Skuadra e Antonio Kontes falë një super Lukaku, realizon fitoren e madhe në ‘BORUSSIA PARK’ ndaj Gladbahut 2-3. Ndihmuar nga dështimi i Realit në Ukrainë, tashmë Interi rrit ndjeshëm shanset për të dalë me një biletë nga Grupi B. I mjafton fitorja në shtëpi në të radhës ndaj Shahtjorit për të pabesueshmën.Gjithnjë e kombinuar me ndeshjen tjetër të grupit.

Kualifikohet Liverpul me vuajtje ndaj Ajaksit. Atletiko Madrid me golin e Zhoao Feliks ndaj Bajrenit teksa ishte 4 minuta larg kualifikimit. Barazoi në 86-ën Myler me penallti. Zhgënjen Atalanta, barazon surprizisht në shtëpi me Mydtjyland 1-1 Kualifikimi vendoset në fund me Ajaksin….

Rezultatet e sotme:

18:00

Lokomotiva Moskë-Salsburg 1-3

Shaktar Donjesk-Real Madrid 2-0

21:00

Atalanta-Midtjyland 1-1

Atletiko Madrid-Bajern Mynih 1-1

M’Gladbah-Inter 2-3

Porto-Mançester Siti 0-0

Liverpul-Ajaks 1-0

OL. Marsejë-Olimpiakos 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!