Kolela shkarkohet si trajner por … mbetet drejtor

Cungu dhe Kashami kandidatë për stolin bardhëjeshil.

Raportimi nga ‘Sporti im‘ mengjesin e sotëm me titull ‘Largohet Kolela?‘ gjën menjëherë zbatim. Klubi e ka larguar italianin e cili duket se e kishte parashikuar dhe vetë një ridimensionim të ri.

Administratori i Apolonisë tha dje se nëse nuk fiton ndaj Laçit, Kolela shkarkohet.

Por, Xhovani Kolela edhe pse klubi e ka larguar zyrtairisht mesditën e sotme, do të qëndrojë në klub. Burime për ‘Sporti im‘ thanë se Kolela do të qëndrojë në rolin e Drejtorit Sportiv deri në janar dhe më pas do shihet nëse bashkëpunimi do vijojë apo jo.

Ndërkaq, vijnë emrat e parë për ta zëvendësuar. I pari në listë gjithnjë sipas burimëve nga bardhjeshilët duket Aramando Cungu. Shodrani i larguar pak ditë nga Laçi pasohet nga Ndriçim Kashami edhe ky i shkarkuar nga Besa.

Sidoqoftë me Kokëdhimën në kurim për COVID në Turqi, situata pritet të vonjojë në disa vendim marrjeje serioze. Deri atëherë drejton ndihmësi Çoçlli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!