Vijas Boash: Bielsa në listë? Skandal i FIFA-s

Tekniku i Marsejes, portugezi Andre Vijas-Boash, kritikon hapur zgjedhjen e FIFA-s për të përfshirë Marcelo Bielsa-n në listën e kandidatëve për çmimin The Best në kategorinë si trajneri më mirë në 17 dhjetor.

Në konferencën për shtyp, trajneri portugez nënvizoi mungesën e bujshme të Tuhel. “Që Tuhel nuk është në mesin e të nominuarve përbën një skandal. FIFA po fle. Bielsa? Bielsa pritet të fitojë njohje nderi, por ai nuk ishte ndër pesë trajnerët më të mirë në botë të vitit 2020.

Ai fitoi një kampionat, ndërsa Tuhel fitoi katër tituj dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve “.– tha tekniku i cili shpesh kohët e fundit është futur në kritika jo vetëm me faktorin e jashtëm por dhe me pjesëtarët e klubit të famshëm francez (rasti i drejtorit Zubizareta).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!