Krymi: Respektojmë Teutën por pikët janë…


Nëse trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç nuk i di të tëra, mesfushori i kuqebluve Ardit Krymi, duket më i ‘kontrolluar’ para ndeshjes me Teutën në “Niko Dovana”.

Në konferencën për shtyp një ndër pikat e forta të shkodranëve thotë se nesër ndaj Teutës do të synohet pikë. ‘Jemi grup i bashkuar’ ,thotë qëndra e kuqebluve.

Krymi:
Fitorja ndaj Tiranës: “Ishte shumë e bukur ajo ndaj Tiranës dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë djemtë, sepse dhanë maksimumin deri në minutën e 97-të. Festa me Tiranën ka përfunduar që atë natë dhe tashmë jemi të fokusuar maksimalisht tek sfida e radhës me Teutën.”
Kalendari i ngjeshur: Normalisht që me stërvitjen që kemi bërë mund t’i përballojmë tri ndeshje në javë, por kuptohet që duhet të ruajmë forcat dhe shpresoj të dalim sa më mirë.
Vllaznia: Sivjet mendoj se grupi është më i bashkuar, ka hyrë një frymë e re tek Vllaznia dhe kjo shihet që në hapat e parë të ketij sezoni. Duke qenë të bashkuar nga lart deri te punëtori i fushës, jam i bindur se do të ecim përpara.
Tifozët: “U them që të kenë vetëm besim, të na japin sa më shumë mbështetje dhe mendoj se nuk do t’i zhgënjejmë.”
Vlerësim për Teutën: “Ne kemi respekt për Teutën, por do të hyjmë në fushë për të bërë lojën tonë siç e kemi bërë këto tri ndeshje dhe mendoj se do të dalim mirë.
Martini dhe Hebaj, kundërshtarë: “Për profesor Edin kam shumë respekt, i uroj gjithë të mirat, por pas ndeshjes sonë. Futbolli i parashikon tri rezultate. Erëndësishme është të mos dalim pa pikë nga Durresi. Hebaj? është lojtar i mirë, por Rubini do t’i shënojë golat pas ndeshjes me Vllazninë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!