Daja: Të jemi konçizë para porte

Daja po i jep fizionominë e duhur Partizanit ndërsa pas testeve miqësore jo bindëse në periudheën e bojkotit, ka arritur ti marrë më të mirën grupit aktual. Së paku në tri javët e para me 4 pikë të fituara.

Edhe ndaj Laçit skuadra iu përgjigj duke e mbajtur larg kundërshtarin. Madje duke qënë më pranë golit në ‘Elbasan Arena’. Këtë të mërkurë do jetë mysafir në Fier teksa e pret Apolonia. Synimi sipas teknikut, janë tri pikët.

Daja analizon para mediave ndeshjen me Apoloninë kështu:

E radhës?

Apoloninë e shohim si çdo sfidë të radhës, pasi në këto tre javë të parë është konfirmuar se nuk ka ndeshje të lehta. Ekipet janë aty-aty me paraqitjet e tyre dhe mendojmë se Apolonia ka një ekip me djem të rinj që duan të promovohen. Ata janë të motivuar në çdo ndeshje dhe në të njëjtën shkallë motivimi duhet të jemi edhe ne, sepse në fund të fundit çdo ndeshje është e barabartë me tre pikë.

Jam i kënaqur me përmirësimin e skuadrës nga ndeshja në ndeshje. Këtë e treguam edhe kundër Laçit, që ishte një ndeshje e vështirë. Manovra po konsolidohet dhe gjërat po shkojnë pozitivisht. Ajo që na ngelet është vazhdimësia”.

Grupi?-Nuk duhet të fokusohemi te mungesat, pasi me këtë kampionat të ngjeshur do e kemi këtë problematikë gjatë gjithë kohës, jo vetëm ne, por edhe rivalët. Ne nuk jemi të plotë, por ata që janë në dispozicion besoj se bëjnë maksimumin për të minimizuar mungesat që kemi. Broja deri në seancën e djeshme është stërvitur i diferencuar. Nëse nuk do jetë as sot, nuk do ta sakrifikojmë për nesër. Më mirë të mungojë nesër se në vazhdimësi”.

Apolonia? “E kam ndjekur Apoloninë, ndryshon shpesh në vendosje. Luajnë në fushën e tyre dhe do të jenë më agresivë, në kuptimin për të marrë një rezultat pozitiv. Presim një Apoloni tjetër. Kemi pak kohë në dispozicion për të përgatitur, dje bëmë një seancë 90 minuta dhe punuam para porte. Mendoj se duhet të dalim sa më shumë para porte, pasi nëse ke shumë raste mund të shkosh te goli.

Pres motivim të skuadrës në vazhdim dhe konsolidim më të mirë në drejtim të finalizimit. Me rastet e krijuara duhet të shkojmë te goli, që të jep qetësi psikologjike. Dihet që kush shënon i pari ka më shumë shanse të fitojë”, ndër të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!