Cungu: Kudo për tri pikë…

Dueli i nesërm në Elbasan me Partizanin, i ka bërë kurbinasit e teknikut Cungu të vetëdijshëm se kjo përballje është mjaft e rëndësishme. Dy barazime në dy javë të para dhe kalimi me vështirësi i turit të dytë në Kupë, tregues se dhe skuadra të konturuara për kreun, ndeshen me mungesën e harmonizimit ndërmjet futbollistëve të ardhur me ata ekzistues.

Bardhezinjtë janë grumbulluar pranë Elbasanit ndërsa interesimit të ‘Sporti im.al’, lidhur me situatën në skuadër dhe objektivin ndaj Partizanit tekniku Cungu iu përgjigj shkurt:

Ndeshje e vështirë. E kam thënë nuk ka skuadra të lehta, aq më tepër që kundërshtari nesër është Partizani. Mund të kemi ndonjë mungesë por skuadra ka gjëndje dhe ne do të futemi në fushë për të marrë maksimumin.”

Ndërkaq duket se tekniku bardhezi i është refruar mungesës së mesfushorit Ardit Deliu pasi për Dejv Harmon nuk është se nuk janë alternativat. Rikthimi i lojtarëve bardhezi A.Selmani, Xhixha dhe A.Marku nga Kombëtarja U21, bonus për laçianët. Ndeshja nis në 16:45 dhe luhet në ‘Elbasan Arena’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!