Baltë mbi të shkuarën, “rrëshqet” De Biazi

Xhani De Biazi dhe lojtari i Azerbajxhanit Mahir Emreli dolën dje para mediave për tu përgjigjur pyetjeve në prag të takimit të sotëm Luksemburg- Azerbajxhan në program duke nisur nga ora 20:45 për Ligën e Kombëve.

De Biazi, mes të tjerave ka deklaruar se kuqezinjtë ishin skuadër më e dobët se Azerbajxhani aktual. Një deklaratë befasuese dhe aspak miqësore për Shqiërinë e cila i dha edhe më shumë famë e para.

I dha nënshtetësinë shqiptare e bonuse të jashtëzakonshme. Për të mos thënë se kishte një ‘deriçkë’ për tu kthyer sërish në familjen kuqezi.

Ne kemi lojtarë të mirë. Unë i kushtoj vëmendje çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve e deri te pushimi. Siç e kam thënë nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin. Ia kam shpjeguar se ata kanë potencial. I shpjegova lojtarëve që unë jam kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian me një skuadër më të dobët se ata. Këta lojtarë duhet të kenë besim te potenciali i tyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!