Laçi ka Nuabuezen, dy gola në shtesë

Kupa e Shqipërisë, turi i dytë me një takim: Laçi- Egnatia 3-1 (Teko 80′, Nuabueze pen 107,118/ Xhekson 25′)

Laçi kalon në shtesë Egnatian dhe i bashkohet skuadrave që kaluan në 1/8 e Kupës së 69-të të Shqipërisë.Vendos Nuabueze me dopietën e tij.

Ndaj Egnatias në Laç, rezultoi shumë e vështira ndeshja e turit të dytë të Kupës së Shipërisë edicioni i 69-të për bardhezinjtë e Cungut.

Në kohën e rregullut, Egnatia e teknikut Magani udhëhoqi deri në minutën e 80-të me një gol të Xhekson atëherë kur braziliani Teldiano Guimaresh- Teko balancoi për Laçin.

Në shtesën e dytë Nuabueze përmes një penalltie kalon përpara Laçin. Në të 107-n sulmuesi dërgon në rrjetë një top nga 11 m larg 2-1.

Dy minuta nga fundi, pas një goditje këndi, Kirian Nuabueze shënon të dytin personal dhe të tretin për bardhezinjtë.

Final 3-1, Laçi në çerekfinale.

Laçi: Sherri, K. Rapo, Ignjatoviç, Obanor, Turkaj, Ramos, D. Rapo, Lushkja, Musta, Nuabueze, Teko. Trajner: A. Cungu

Egnatia: Kikrri, Vogli, Teqja,Meta, Markos, Xhemalaj, Brahimaj, Shyti, Xhekson, Gashi, Artur Magani. Trajner:  G. Magani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!