Franca në finale, Ramos dy penallti të humbura

Ndeshja kryesore e ditës në Ligën A ajo mes Portugalisë dhe Francës përfundoi 0-1 për kampionët e botës me Deshamps në krye. ‘Gjelat’ me anë të Kante (53′) gjetën golin e vetëm të takimit e bashkë me të dhe biletën e njërës prej katër skuadrave finaliste të këtij edicioni.
Në fakt, me këtë fitore një javë para takimëve të fundit, Franca ka shkorurëzuar praktikisht Portugalinë si kampionen e parë të Nations League.
Ndërkaq te Grupi A4, Gjermania fitoi 3-1 ndaj Ukrainës duke blinduar vendin e parë me 9 pikë. Ndalet Spanja që ndjek me 8 pikë pas barazimit dhe rekordit negativ të kapitenit Serxhio Ramos teksa ndaj helvetëve humbi 2 penallti.
Në Ligën C, Azerbajxhani i De Biazit ndali 0-0 Malin e Zi në një sfidë karakteri e cila u luajt në Kroaci.
Shifrat sot në Ligën e Kombëve:
Liga A:
Portugali-Francë 0-1
Suedi- Kroaci 2-1
Gjermani-Ukrainë 3-1
Zvicër- Spanjë 1-1
Liga C:
Azerbajxhan-Mali i Zi 0-0 ( luajtur në Zapresiç, Kroaci)
Qipro- Luksemburg 2-1
Liga D:
Maltë- Andorrë 3-1
San Marino- Gjibraltar 0-0
Letoni- Ishujt Faroe 1-1