Hungaria përmbys Islandën shkon në europian

Hungari-Islandë 2-1

Hungaria bëhët kombëtarja e 22-të që do të marrë pjesë në fazën finale të ‘Euro 2020’ që do të luhet verën e ardhëshme në disa vende të Europës.

Një finale e çmendur ajo e ‘Pushkash Arena’ në Budapest teksa Hungaria përmbysi Islandën në fund të ndeshjes.

Goli i Sigurdson në të 11-ën, u përmbys në të 88′-ën me Nego dhe 91-ën nga Szoboszlai duke e kthyer në festë kombëtare kualifikimin për në europian.

Përfundon në Grupin F së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën.

Sakaq, Serbi-Skoci dhe Irlandë e Veriut- Sllovaki, pas barazimëve 1-1 në takimet respektive, luajtën shtesën 2×15 minuta.

Te dueli i Irlandë e Veriut-Sllovaki, goli i Durish në të 110′-ën i dha kualifikimin sllovakëve ndërsa bileta e fundit e europianit të vitit 2021, Serbi-Skoci pati nevojën e penalltive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!