Maqedonia e Veriut pa Bardhin, mbërrin në Tbilis

Nations League, finale me një takim: Gjeorgji- Maqedoni e Veriut vlen një biletë për ‘Euro 2020’.Luhet verën e ardhëshme.

Trajneri Angelovski në situatë alarmi. Pas Bardhit të dëmtuar edhe 2 lojtarë me COVID-19.

Kire Ristevski e Krste Velkoski janë lajmi tjetër i keq për Maqedoninë e Veriut. Skuadra ballkanase e cila nesër do të luajë një biletë të fazës finale të Kampionatit Europian në Tbilis të Gjeorgjisë, ka njoftuar se të dy futbollistët kanë rezultuar pozitiv për Koronavirus.

Më herët FFM njoftoi për dëmtimin e lojtarit kryesor të saj shqiptarit Enis Bardhi i cili u nis drejt Spanjës duke lënë grumbullimin në momentin më të rëndësishëm. Përveç Bardhit, Alioski,Musliu,Bejtullai, Ademi, Elmas, disa nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, skuadra e Maqedonisësë së Veriut e cila më herët eleminioi Kosovën në gjysmëfinale 2-1, ka mbërritur në Gjeorgji. Nesër në 18:00 në Dinamo Arena të Tbilisit, Gjeorgji- Maqedoni e Veriut vlen një biletë për Euro 2020 që luhet verën e ardhëshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!