Besëlidhja e Tomori fitore të thella

Besëlidhja tegon se mbetet superfuqi në Kategori të Parë dhe se ndaj në debutuesi si Partizani B, di të shënojë në çdo moment. Ekip i teknikut Sinan Bardhi i dërgoi 0-4 shifrat në fraksionin e parë dhe skuadra me Arsen Hajdarin dhe Ded Bushin protagonistë, arriti të mbyllë 2-6 krejt takimin.

Fiton edhe Korabi i Dalipit në Shkodër me Veleçikun 0-1 kur Lala në fillim të së dytës gjeti golin.

Grupin B, pas largimit të Luftëtarit nga skena futbollistike, u luajtën vetëm dy takime. Besa mundi me vështirsësi në Luz, Pogradecin 2-1 ndërsa Tomori e ktheu në ‘shëtitore’ përballjen me Elbasanin.

Shifrat sot, Kategoria e Parë, Java 2-të:

Partizani B – Besëlidhja   2-6

Oriku – Erzeni                   1-0

Veleçiku – Korabi              0-1

Grupi B:

Tomori – Elbasani           4-0

Besa – Pogradeci             2-1

Ndërkaq, Vora- Burreli për Grupin A dhe Egnatia-Lushnja për Grupin B, luhen nesër. Luftëtari-Flamurtari nuk u luajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!