FFK-ja zbret në Tiranë, Ademi: Mirënjohje Dukës për lobimin

Presidenti i FFK-së: ‘Me Shqipërinë gjithnjë vëllazërore’

Në prag të miqësores Shqipëri -Kosovë, parashikuar në 11 nëntor në ‘Elbasan Arena’, kreu i futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së vizitoi Tiranën dhe ambientet e instuticionit të ri të FSHF-së.

Dy presidentëtë dhe pjesëtarët që shoqëruan vizituan edhe impiantin ‘Air Albania Stadium’. Veç kësaj dy federatat duket se kanë biseduar edhe lidhur me takimin vëllazëror të 11 nëntorit teksa Shqipëria dhe Kosova do të ndeshen për herë të tretë në një miqësore.

Ademi:

“Jemi të nderuar që jemi të pranishëm dhe jemi pritur nga presidenti Duka dhe Komiteti Ekzekutiv, për të parë këto objekte të mrekullueshme. Kemi vizituar shumë shtete të Ballkanit, por zyrat e FSHF-së dhe “Air Albania” janë të nivelit më të lartë. Kjo vizitë rastisi në një ditë shumë të vështirë për Kosovën, për faktin që janë thirrur në Hagë disa udhëheqës të UÇK-së dhe shtetit tonë. Jemi me ta dhe besojmë në pastërtinë e tyre”.

Ligji i Sponsorizimit: “Kemi ardhur në përkrahje të rastit të Superiores. Shumë mirë që filloi Superiorja në Shqipëri. Ne e kemi një ligj dhe do të japim mendimin tonë dhe përvojën për ligjin e sponsorizimit nëse do të jetë nevoja. Futbolli është kudo në botë sport primar dhe me impakt shumë të madh në popullatë. Duhet ta trajtojmë futbollin si segment të mirë ekonomik dhe shpirtëror. Ligji i sponsorizimit në Kosovë është i prekshëm dhe shumë i lehtë e i arsyeshëm.

Ne mund të japim përvojat tona në futboll dhe jo vetëm. Në futboll ka më shumë njerëz të interesuar për të investuar. Kemi fatin që në Kosovë janë afruar shumë kompani të mëdha në ligat tona. Është një ngritje ekonomike, që sjell ngritjen cilësore. Ne me kapacitetet tona, jemi të gatshëm me cilindo të flasim se si po ecën ligji i sponsorizimit. Kemi më shumë trajnerë të licencuar, cilësorë si edhe futbollistë”, ndër të tjera Ademi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!