Tirana në emergjencë totale para Kukësit

Kale, Çelhaka, Ismajgeci, Toshevski dhe ndoshta Vangjeli, nuk janë në dispozicion. Batha e Torasa me sytë nga Apeli

Pasi kaloi pa probleme Shkumbinin në Kupë, Tirana e Emanuel Egbo-së bëhët gati të nisë mbrojtjen e titullit kampion.

Në fakt jo gjithëçka po shkon ‘vaj’ për 25 herë kampionët e vendit para ndeshjes së parë sezonale me Kukësin të mërkurën.

Në Korçë, bardheblutë përpos faktit se luajnë në ‘neutro’, do duhet të vuajnë edhe mungesat e shumta apo pezullimit nga Disiplina. Kale, Çelhaka, Ismajgeci, Toshevski dhe mbase Vangjeli nuk janë në dispozicion.

Ndërkaq, Batha e Torasa me sytë nga Apeli pas dënimit që moren nga Disiplina në një ndeshje miqësore. Monitorimi nga FSHF i testeve duket se ka përfshirë edhe gjestet antisportive dhe dy titullarët e Tiranës, ranë në grackë.

Kështu formacioni i mundëshëm i stafit teknik pritet të dalë nga zgjedhje të tilla si Bekaj në portë. Nuk ëshë Toshevski, blerja e madhe e Tiranës dhe në pozicionin e tij duket Toli.Me Vangjelin në pikëpyetje për një problem fizik, Hoxhallari dhe Musai shihen në këtë repart.

Ganezi Giamfi, maqedonasi Najdovski përpara tyre. Kobina dhe Riçard Danso nga krahët ndërsa Muçi dhe Sasraku pritet të formojnë dyshen alternuese në majë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!