Kupa e Botës për klube spostohet në shkurt por…

Kupa e botës për klube vihet në rrezik. FIFA kishte planifikuar që turneu të zhvillohej në Katar gjatë dhjetorit por me gjasë ai është spostuar për në muajin shkurt të vitit 2021. Është ‘Suddeutsche Zeitung’, ajo që pretendon lëvizjen.

Në fakt Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino tha gjatë shtatorit në kongres, se mbajtja e Kupës së Botës për klube në dhjetor ishte e pasigurt për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Por dhe situata me pjesëmarrësit duket e paqartë. Vetëm Bajerni i Mynihut, triumfuesi europian, ai i Oqeanisë, Auckland City dhe klubi vendas Al-Duhail njihën.

Vështirë të ketë pjesëmarrje të tjera pasi pas pezullimit, kampionët e Azisë, Afrikës, Amerikës së Jugut dhe Amerikës Qendrore dhe Veriore mungojnë. Kupa e botës për klube në rrezik dështimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!