Bartomeu: Deklarata ‘bombë’ vjen në mbrëmje

Më herët u njoftua se presidenti i Barcelonës, Bartomeu nuk do të ndjekë nesër skuadrën në Torino për Ligën e Kampionëve…

Departamenti i Brendshëm dhe Shëndetësisë, i është përgjigjur klubit Barça se “nuk ka pengesa ligjore ose shëndetësore” për të zbatuar votën e mosbesimit.

Sipas ‘Mundo Deportivo’,Josep Maria Bartomeu me të mësuar urdhërin e ‘DBSH’-së, ka gati një deklaratë bombastke në 19:00 të ditës së sotme.

Në 7 pasdite. Unë vendos nëse do të pranoj një votë mosbesimi apo do të jap dorëheqjen në bllok“- Bartomeu.

Me Josep Maria Bartomeu në krye, Bordi i Barçës do të takohet sot pasdite me dy opsione në tryezë: Pranimin e votës së mosbesimit në 15 dhe 16 nëntor në një mënyrë të decentralizuar ose paraqitjen e dorëheqjes në bllok, një opsion që ishte menduar tashmë gjatë samitit të ditës së djeshme.

Presidenti kishte kërkuar 15 ditë për të përgatitur votën në një mënyrë të decentralizuar sapo të merrte dritën jeshile përfundimtare nga Generalitat, e cila nuk sheh asnjë pengesë ligjore ose sanitare dy ditë pasi u dekretua Gjendja e Alarmit dhe ora e ndalimit në Katalonjë nga 22-00 në 06-00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!