‘Suksesi’/Në 7 javë, asnjë trajner i shkarkuar

Të gjithë të humbur? Pa futboll, Shqipëria figuroi i vetmi vend në Europë që zgjodhi të bojkotojë sezonin e ri të futbollit.

Ishte Liga Profesioniste e Futbollit me 4 kërkesa drejtuar qeverisë ndërsa kërkoi revolucionin ligjor në kurriz të atyre që janë palë me lojën e top-këmbës. (me të drejtë…)

Duket sikur humbi senci i axhendës së futbollistëve, drejtuesëve të klubëve, tifozëve (në ekran). Pa shtuar këtu dëmin ekonomik. Rëndesë në vete kjo. Por jo të gjithë… ‘Fituesit’ e ndalesës janë trajnerët e 10 skuadrave të Kategorisë Superiore.

Në dy plane. E para askush nga ata nuk u shkarkua. Pa e konsideruar shkarkim rastin Mergjyshi i cili u largua që në fazën organizative nga Apolonia. E thënë shkurt, trajnerët i “fituan” të gjitha takimet dhe presidentët s’kishin’ arsye…Favori i dytë i teknikëve, lidhet me kohën e madhe në dispozicion për të përgatitur skuadrat.

Nesër, një ditë e re. Me gjasë, futbolli do marrë udhë zyrtare dhe fundjava do shohë elitarët në fushë. Kjo kuptohet edhe nga sentenca e fundit hedhur si ‘shashkë’ në tregun mediatik:Duka ka qënë kundër bojkotit”. Epike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!