Martinez: Mesi kampioni im, Imobile: Muriqi i shkëlqyer

Nëse Lautaro Martinez ka arsye për të thurur lavde për Lionel Mesin ndërsa vijnë nga i njëjti shtet dhe pleshti’ ka bërë histori botërore me 6 ‘Topa të Artë’, Çiro Imobile në pak ditë njohjeje te Lacio, inkurajon dhe lavdëron Vedat Muriqin.

Deklaratat sot:

Lautaro Martinez : “E përsëris tani dhe do e them edhe në të ardhmen: Lionel Mesi është lojtari më i mirë në botë. Fakti që ai është argjentinas është një burim krenarie për ne dhe ne gjithmonë përpiqemi të mësojmë prej tij”.

Çiro Imobile: “ Muriqi është shumë ndryshe nga unë apo Korrea. Do të jetë një zgjedhje e shkëlqyer për të na dhënë një dorë sepse do të ketë shumë ndeshje. Ai është një lojtar inteligjent dhe më njihte shumë mirë mua. I dinte shumë mirë lëvizjet e mia”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!