Kumbulla ndihet ‘romak’ i lumtur…


Kumbulla: “Ekziston një shpirt i madh skuadre te Roma. Jemi të gjithë të bashkuar dhe më pëlqen atmosfera në dhomat e zhveshjes”.

Nga Xhejms Palota në duart e miliarderit amerikan Daniel Friedkin për
 591 milionë euro. Por pas gushtit klubi nuk ndyshoi vetëm pronësi por dhe futbollistë e objektivë.

Kështu Marash Kumbulla, 20 vjeçari shqiptar në limite të merkatos, u bë pjesë e verdhekuqëve të Fonsekës. Sot mbrojtësi i Kombëtares kuqezi është intervistuar nga ‘Sky Sport’ dhe raportohet nga TMW.

Njohur Friedkin?

Ata janë gjithmonë në Trigoria, i shohim çdo ditë. Më kanë lënë një përshtypje shumë të mirë dhe vertetojnë se janë të bashkuar”.

E markoni Xhekon në stervitje?

Është shumë e vështirë ta markosh në stërvitje, por diçka e tillë më ndihmon shumë të përmirësohem. Të markosh një lojtar si Xheko në çdo seancë të rrit profesionalisht.Ai jep maksimumin dhe po stërvitet shumë mirë. Është kapiteni ynë dhe jam i sigurt që do të paraqitet shumë mirë në vijim.”

Objekti i skuadrës?
Për të dhënë gjithnjë maksimumin në fushë, nuk duhet të kufizohemi por të bëjmë më të mirën e mundshme. Pastaj do të shohim se si do të shkojmë”.

Çfarë mendoni për ardhjet e Pedros dhe Smalling?
“Ata janë lojtarë që na japin një shtysë të madhe. Kanë përvojë të jashtëzakonshme. Duke i ndjekur ata do t’ja dalim të bëjmë shumë mirë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!