Derbi i Liverpulit, Everton beson te ‘Ançeloti’

Dy derbe nesër në Europë: Everton-Liverpul (13:30) dhe Inter- Milan (18:00), mbajnë në tension Karlo Ançelotin.

Nga 17 Tetori 2010 deri më sot. Një dekadë zhgënjimesh për “Toffees” në derbin me Liverpulin. Në 10 vite, Everton nuk ka arritur të mposhtë asnjëherë “kushërinjtë” e tyre të veshur me të ‘kuqe’.

Ndërkaq, dy edicione më parë pas atij barazimi 0-0, Everton i hoqi titullin kampion ‘Reds’ave duke ndihmuar indirekt Sitin të parakalonte.

Nesër do të jetë një shifër jubile takimesh, me mundësinë e përmbysjes së një trendi që ka vazhduar për shumë kohë. Një fillim i sezonit përtej pritjeve për “Toffees”, të cilët me Karlo Ançelotin në stol, e kanë nisur sezonin me 7 fitore radhazi, 4 në Premier League dhe 3 në Kupën EFL.

Në fakt, te kampi i Everton besojnë se ka ardhur momenti për të thyer kampionët në fuqi të Premier League. Sidoqoftë ‘Karleto’ thotë se humbja e Liverpulit me Aston Vilën, ishte thjesht një ditë jo e tyre.

Ançeloti:Për ne do të jetë një provë e rëndësishme kundër një prej skuadrave më të forta në botë – thotë tekniku për Gazzetta dello Sport. “Mos u mashtroni nga humbja e fundit kundër Aston Vilës. Kemi nisur mirë por e dimë që herët a vonë do të vijnë momentet negative dhe kjo do të jetë prova jonë e vërtetë ”.

Inter- Milan?

Kur isha fëmijë isha një tifoz i Interit. Asokohe skuadra e Herrera-s më magjepsi. Sidoqoftë Milan është klubi që ka shënuar jetën time, fillimisht si futbollist dhe më pas si trajner. Janë në gjendje të mirë, Maldini dhe Pioli kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Interi u forcua shumë gjatë verës, kjo mund të ndërpresë hegjemoninë e Juventusit. “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!