Teuta thyhet në shtëpi nga Partizani…

Miqësore në “Olympic Park” Durrës : Teuta- Partizani 1-2

Teuta nuk po shfaqet e fortë në këtë periudhë testesh miqësore. Sot ndaj Partizanit në Durrës, skuadra e Martinit është mundur 1-2 nga Partizani i Tiranës në një sfidë e cila u ndoq nga shumë sipmatizantë.

Ishte beratasi i mbrojtjes së Partizanit Enea Bitri ai që shënoi pak pa u mbushur 30 minuta lojë duke e dërguar skuadrën e tij në pushim me avantazhin e golit të minutës së 28-të.

Në të dytën, Teuta barazon pas një devijimi të Bitrit që shënon në portën e kuqe. Në të 85-ën sërish Partizani i Dajës kalon përpara duke shënuar me Kardozon.

Në fraksionin e parë teknikët hodhën formacionet më të mira në dispozicion. Në pjesën e dytë shefat respektivë kryen zëvëndësime të shumta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!