Shqipëria e re e Rejas në provë

Shqipëria do të luajë sot ndal Lituanisë në 18:00 në Vilnus shanset e një revanshi ndaj vendasëve balltikë. Skuadrat janë në të njëjtën kuotë pikësh 4, dhe përballja e sotme në Ligën e Kombëve merr rëndësi për fatet e Grupit C4.

Humbja e kapitenit Elseid Hysaj është shumë e dhimbshme për ta. Ai është padyshim lideri i ekipit kombëtar shqiptar, lojtari më i mrië, zemra e ekipit. Mungesa e tij do të ndjehet, do të jetë e vështirë të kompensohet”, tha ndër të tjera tekniku i Lituanësë Valdas Urbonas ndërsa foli për media.

Mos u habisni kur të shihni një tjetër debutues’, thoshte dje Reja. Por në fakt thelbi qëndron te fakti se përse tekniku kuqezi e ka kaluar disi me ‘sportivitet’ mungesën e Hysajt. Vallë qëndron pandemia te Napoli apo mungesa e besimit te shkodrani që ndaj Lituanësë në Tiranë, gaboi në atë gol të pësuar?!

Reja largoi Grezdën në fillimet e tij dhe kur të gjithë thanë probleme personale, ‘Sporti im’ guxoi ta quante vendim të teknikut. Mos vallë rasti Hysaj ka ngjashmëri? Për t’u parë pasi sot Shqipëria në ditën e Dronit të Beogradit 6 vite më parë, lipset të ngrejë ‘dronin’ e tri pikëve…me apo pa kapitenin e vërtetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!