Reja: Kam besim te të rinjtë

Reja për rinovimin e grupit: “Do të dëshiroja që t’i bëja më ngadalë, por jam i detyruar pasi nuk kemi zgjidhje të tjera”.

Nesër në Lituani, 18:00, Lituani- Shqipëri për takimin e 4-t në Grupin C4 të Ligës së Kombëve.

Edi Reja, tekniku kuqezi dhe kapiteni Etrit Berisha, dolën para gazetarëve për të folur rreth sfidës së nesërme në Vilnus të Lituanisë.

Reja:

Çfarë ndeshjeje prisni nesër ndaj Lituanisë?

Lituania luajti shumë mirë në Tiranë, na bëri presing në të gjithë fushën, e dinte si luanim dhe na hoqi iniciativën. Ne patëm pak mundësi për të konkretizuar rastet që patëm. Është e qartë se pastaj për një gabim doli goli, ajo përfitoi nga ky gabim që ndodhi. Ndeshja mund të mbyllej edhe 0-0 që do të kishte qenë rezultati më i drejtë.

Objektivi ynë është të vijmë këtu e të vëmë në vështirësi Lituaninë. Nuk është e thjeshtë, është skuadër fizike, bën trysni në të gjithë fushën, nga pikëpamja fizike ka shumë intensitet, duhet të jemi të vëmendshëm në hapësira të pakta, duhet të mundohemi të bëjmë maksimimin për të konkretizuar rastet me lojën që bëjmë zakonisht.

Mungon kapiteni Hysaj dhe disa lojtarë më përvojë…

“Kemi 10 lojtarë të rinj që është hera e parë që janë në ekipin e parë por janë lojtarë me cilësi, që e meritojnë thirrjen se i kemi ndjekur në kompeticione të ndryshme. Qartësisht nuk kanë eksperiencë, por kush njeh fushën e di që një lojtar është i aftë edhe kur është 30, ashtu edhe 18 apo 20.

Pres paraqitje të mirë. Ne duhet të shohim përpara, është programi nga Federata që të ndërthurim të rinj, Do të dëshiroja që t’i bëja më ngadalë, por jam i detyruar pasi nuk kemi zgjidhje të tjera. Kam besim te këta të rinj dhe jam i bindur që do të bëjnë një paraqitje shumë të mirë”, tha Reja në Vilnus gjatë konferencës.

Berisha:

Mendoj se djemtë e rinj kanë kualitet, por ju duhet kohë që të luajnë me Kombëtaren dhe të jenë aty ku duhet për të udhëhequr ekipin. Ne si lojtarë me më shumë eksperiencë, duhet që t’i ndihmojmë ata me maksimumin tonë që edhe ata të adaptohen me skuadrën dhe të japim më të mirën në funsksion të ekipit kuqezi. Kështu ekipi do të ketë më shumë siguri dhe kur të vijë kjo siguri, atëherë edhe ekipi do të arrijë më shumë rezultate”, tha ndër të tjera Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!