Liga e Kombëve, Gjermania dhe Spanja në fushë…

Nis xhiro e katërt e takimëve të Nations League në kontinentin e vjetër.
Kështu Liga A Grupi 4 vjen në mbrëmje me dy takime mjaft interesante. Gjermania do të presë në shtëpi Zvicrën ndërsa Ukraina pret Spanjën e vendit të parë me 7 pikë. Të dyja përballjet nisin në 20:45.,
Në Ligën C, Azerbajxhani i teknikut Xhani De Biazi do të presë në “Elbasan Arena” të Elbasanit, Qipron ndërsa Mali i Zi, ndeshet me Luksemburgun.
Liga e Kombëve ecën me takimet e Ligës D,Grupi 1 e cila parashikon sot tri ndeshje. Letoni- Maltë (18:00) dhe Ishukt Faroe- Andorrë e Lihtenshtein-San Marino në 20:45.
Ndeshjet sot Nations League:
Liga A, Grupi 4:
Gjermani- Zvicër
Ukrainë-Spanjë
Liga C: Grupi 1
Azerbajxhan- Qipro (Elbasan Arena ora 18:00)
Mali i Zi-Luksemburg
Liga D, Grupi 1
Letoni-Maltë (18:00)
Ishujt Faroe- Andorrë
Lietenshtein-San Marino