Sviatek, kampionia e re e ‘Roland Garros’
Tenis, Finale Roland Garros, Femra: Iga Sviatek (Poloni) – Sofia Kenin (SHBA) 6-4, 6-1
Polakja 19-vjeçarja Iga Sviatek është fituesja e Roland Garros e këtij viti në garën e tenisit për femra. Në finale, në një orë e 24 minuta lojë, ajo mundi amerikaen Sofia Kenin me shifrat 6-4, 6-1.
Për Sviatek, është turneu i parë i fituar në karrierën e saj. Ajo ka luajtur vetëm një finale të WTA në Lugano në 2019.
Sviatek bëhët e para sportiste apo sportist në tenis, teksa kthehet në fitues i turneut Grand Slam në garë individuale nga Polonia.
Në këtë finale, polakja e dominoi totalisht amerikanen Kenin e cila gjatë setit të parë iu afrua sukeseit por më pas kampionia e re e Rolnd Garros mbylli në 6:4.
Në setin e dytë, ndërsa shifrat ishin 2-1 për Sviatek, Kenin kërkoi ndihmë mjekësore për shkak të dhimbjes në këmbën e saj të majtë. Pas kthimit në fushë, 21 vjeçarja nuk mundi të bëjë asgjë dhe seti u mbyll 6-1 për Sviatek.
Pavarësisht se Sviatek u gjend e 54-ta në rendtjen e deritnishme të WTA-s, me talentin e shfaqur, pritet të kthehet në kërcënim real për tenisin e femrave në të ardhmen.