Laçi për titull, sot testi me Egnatian

Klubi bardhezi hedh kandidaturën e pretendentit, në 60 vjetor ka konfiguruar një grup tejet cilësor.

Ritmi i pazakontë i merkartos së Laçit, në prag të edicionit të 82′-të të kampionatit elitar në Shqipëri, tregon se kurbinasit në 60 vjetorin e themelimit të klubit, kanë objektiv madhorë.

Skuadra ka afruar një skuadër të tërë me lojtar mjaft kualitativë…Alen Sherri, Renato Malota, Klejdi Rapo, Mentor Mazrekaj, Dorian Kërçiku, Lukas Ramos, Van Dejv Harmon, Brian Rodriguez, Emiljano Musta, Erhun Obanor, Bashir Mane. Janë këta futbollistët që po t’i shtosh edhe emrat e Nuabuezes, Xhixhës etj, e kthejnë ekpin bardhezi në një kandidat potencial për të fituar titullin kampion.

Ndërkaq sot kurbinasit do të ndeshen në ‘Olimpik Park’ me Egnatian e Rrogozhinës në një test miqësor. Takimi në Durrës, nis në orën 14.30.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!