Rashica dështon të shkojë te Leverkusen

Milot Rashica do të qëndrojë me Verder Bremen dhe nuk do të kalojë te Bayer 04 Leverkusen. Thelbi i çështjes ishte mungesa e marrëveshjes për opsionin e blerjes,por dhe afati i skadencës së orarit të meraktos (sot ora 18:00)

Përkundër lajmit për një kalim te Aston Vila duket se sulmuesi anësor do të mbetet në Bundesligë. Lajmet e fundit nga Gjermania bëjnë me dje se 24 vjeçari i Verder Bremen, pritet të qëndrojë te Verderi. Së paku deri në janar.

Ishte gazetari gjerman Derak Rae ai që tha se Rashica për punë orësh do të firmoste për ‘Aspirinat’ e Bajer Leverkusen por më pas Rudi Fëlër tregoi të kundërtën.

‘Kicker’ konfirmon historinë se lajmi nuk është i saktë pasi Rashica do të qëndrojë te Verder Bremen të paktën deri në janar. Rudi Felër, drejtori i Leverkusen thotë se pengesë ishin kushtet për një opsion blerje për lojtarin e lindur në Vushtrri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!