Kavani ‘djalli’ i ri i Solskjaer

Ndaj janë klube të mëdha. Ndonëse mbrëmë skuadra u turpërua si kurrë më parë nga një i ‘besdisshëm’ si Murijno (Junajtid- Totenhem 1-6), sot tekniku i Junajtid, del dhe flet për një lëvizje te skuadra e tij.

Ole Gunar Solskjaer, menaxheri i Mançester Junajtid, mirëpret Edinson Kavanin të cilin Djajtë e Kuq e bëjnë të tyrin në minutat e fundit të mbylljes së merkatos.

Flet trajneri Solskjaer:

Edinson është një lojtar me shumë përvojë që gjithmonë jep më të mirën për ekipin e tij. Numrat e tij janë fantastikë dhe ne jemi të lumtur që kemi blerë një lojtar të këtij kalibri. Ai do të sjellë energji, fuqi, udhëheqje dhe një mentalitet të shkëlqyeshëm. Më e rëndësishmja, ai do të sjellë gola. Ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer deri më tani, duke fituar trofe në pothuajse çdo ekip për të cilin ka luajtur. Dhe unë mendoj që ka ende shumë për të dhënë në nivelet më të larta “, tha trajneri norvegjez i Mançesterit të ‘kuq’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!