Trajneri i Gjermanisë në drejtim të Shalkes

Tri ditë më parë, David Vagner së bashku me ndihmësit Kristof Buhler dhe Frank Frohling, janë shkarkuar nga detyra si trajnerë të Shalke 04.

Por sot Shalke 04, ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Siç shkruhet në faqen zyrtare të klubit, Manuel Baum do të jetë trajneri pasues i amerikanit.

Ish-trajneri i ekipit gjerman i Under 18 dhe i Augsburg, ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2022. Në staf ai ka marrë edhe një njohje të vjetër si braziliani Naldo.

Kështu nis msioni i vështirë i Baum për të nxjerrë ekipin enjohur gjerman nga kriza e thellë që e ka kapluar që nga pranvera e edicionit të kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!