Hazard dëmtohet sërish

Real Madrid edhe pse ende nuk e pranon publikisht, ka dështuar me Eden Hazard. E konsideruar si bjerja e madhe pas largimit të Ronaldos te Juve, belgu i ardhur te galaktikët gjatë edicionit 2019-20, nuk u shfaq asnjëherë në rol lideri.

Dëmtimet kanë bërë të tyren por Hazard edhe kur ka patur minuta në këmbë, nuk ia ka dalë të lërë gjurmë.

Ndërkaq, mësohet se 29 vjeçari ka pësuar një dëmtim tjetër në këmbën e djathtë. Është vetë klubi madrilen i cili me anë të një komunikate lajmëron dëmtimin e ri të mesfushorit.

“Pas testeve të kryera sot me lojtarin tonë, Eden Hazard, nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, është diagnostikuar me një dëmtim të muskujve në këmbën e tij të djathtë”, thuhet në komunikatë.

Me gjasë, belgu do të jetë i gatshëm vetëm pas një muaji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!